Poezi e shkruar nga hoxhë Burhan Fili:
Llastimi i Hoxhës
S’ka gja ma keq se kur hoxha llastohet,
me nji fjalë tjetër kur ai lazdrohet…
Thirrësi Islam nga kjo fort ruhet,
për të qenë i tillë kujdes i duhet!
Profhimi i terbijetit ai duhet të jetë,
me ndihmë të Allahut bereqet do t’ketë!
Për arritjen e tij gati duhet të jetë,
njerëz që i rrinë pranë ka me gjetë…!
Nga dëshira dhe nderimi që kanë,
t’i ndihmojnë Hoxhës të gatshëm janë!
Mjedis i kandshëm aty formohet,
aty mundet Hoxha të lazdrohet….
Këtë nder e mirësi thotë e meritoj,
se për hatër të tyre unë po punoj,
“eh, sa shkollë kam ba, libra lexoj…
Me shpirt e zell unë ligjëroj,
ku më kërkohet unë shkoj…”
Me i dhanë vetes Hoxha vazhdon,
pa e kuptu veten lavdron!
Madje mjaft, nganjiherë s’i “bahet,”
kështu i duket Hoxhës që e mira s’i ndahet.
Bota e llastimit e josh ma tepër,
duke i thanë: “Ti s’e ndan fjalën me vepër!”
Pra ti Hoxhë, o ti jaran,
livadh vetes mos ia ban,
se vjen nji ditë bahesh pishman!
Për mirësi kurdis sahatin,
zgjoje veten e xhematin,
që daveti të shkojë mirë e mbarë,
në rrugë të mirësisë venu në garë!
Burhan Fili
24/6/24
Tiranë
/FolDrejt/