fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
Lluka: Posta e Kosovës gjendet në rrethana shqetësuese

Lluka: Posta e Kosovës gjendet në rrethana shqetësuese

11 Korrik, 2018
“Vuçiq në mënyrën më të mirë të mundshme do ta ruajë paqen dhe do t’i mbrojë interesat tona shtetërore dhe kombëtare në takimet e ardhshme në Bruksel”

“Vuçiq në mënyrën më të mirë të mundshme do ta ruajë paqen dhe do t’i mbrojë interesat tona shtetërore dhe kombëtare në takimet e ardhshme në Bruksel”

17 Gusht, 2022
Ministri Latifi po qëndron në Vjenë, mban ligjëratë në Kongresin e Kirurgjisë

Ministri Latifi po qëndron në Vjenë, mban ligjëratë në Kongresin e Kirurgjisë

17 Gusht, 2022
Alarmohet Britania e Madhe pas goditjes nga stuhitë, mbi 2.5 milionë shtëpi rrezikojnë përmbytjen

Alarmohet Britania e Madhe pas goditjes nga stuhitë, mbi 2.5 milionë shtëpi rrezikojnë përmbytjen

17 Gusht, 2022
Hoxhaj udhërrëfyesin për liberalizim e quan mjerim politik

“Nuk është kohë e parullave si frymëzime të çastit drejt moçalit politik, nga ku s’mund të dalim assesi!”

17 Gusht, 2022
Koreja e Jugut bën të ditur se nuk planifikon denuklearizimin e Koresë së Veriut

Koreja e Jugut bën të ditur se nuk planifikon denuklearizimin e Koresë së Veriut

17 Gusht, 2022
Anija ukrainase me 13 mijë tonë misër zbarkon në Itali

Edhe katër anije tjera të ngarkuara me drithëra largohen nga porti ukrainas

17 Gusht, 2022
Ia bastisën shtëpinë, Donald Trump nuk pranon të flasë para prokurorëve, bastisjen e quan gjueti shtrigash

Trump reagon sërish pas bastisjes, e krahason FBI-në me kriminelë të zakonshëm

17 Gusht, 2022
“Sanksionet janë të nevojshme për të detyruar pushtuesin të ndalojë luftën”, thotë lideri i opozitës ruse

“Sanksionet janë të nevojshme për të detyruar pushtuesin të ndalojë luftën”, thotë lideri i opozitës ruse

17 Gusht, 2022
Zbarkon operacioni anti-drogë, 250 policë në kërkim të parcelave me bimë narkotike

I dehur e i bërë tapë, 38-vjeçari godet zyrtarët policorë gjatë intervistimit

17 Gusht, 2022
Çfarë dëmesh shkakton përdorimi i freskueses në shëndetin e njeriut?

Çfarë dëmesh shkakton përdorimi i freskueses në shëndetin e njeriut?

17 Gusht, 2022
Fol Drejt
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

Lluka: Posta e Kosovës gjendet në rrethana shqetësuese

4 vjet më parë
in EKONOMI
Koha e leximit: 3 minuta lexim

Fillimi » Lluka: Posta e Kosovës gjendet në rrethana shqetësuese

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka ngrehur shqetësimin për situatën e krijuar në Postën e Kosovës, por është premtuar se do të bëjnë të pamundurën për të gjetur zgjidhjen.

Lluka para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, tha se Posta e Kosovës gjendet në rrethana shqetësuese.

Lexoni edhe..

Shënohet rritje rekorde e inflacionit vjetor në Britani në 40 vitet e fundit

Gjermania bën me dije se ka gaz për afro 3 muaj nëse Rusia ndalon tërësisht furnizimet

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Posta e Kosovës, si shumica e ndërmarrjeve të tjera, ka një gjendje shqetësuese për shkak të qarkullimit dhe zvogëlimit të shitjes viteve të fundit. Rreth 80 për qind e qarkullimit është në paga. Nga ana tjetër, është Shërbimi Universal Postar. Edhe me Ligj parashihet që mund të subvencionohet nga qeveria apo aksionari në këtë rast. Për t’i ndihmuar postës në pagesën e pagave, kam kërkuar që Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të bëjë një vlerësim të kostos universale postare”, theksoi Lluka.

Ai tha se për shkak të zvogëlimit të shitjes në vitet e fundit në Postë janë marrë disa vendime që ta favorizojmë atë dhe ta sigurojmë mbijetesën e saj.

“Sa i përket tre mujorit të parë të këtij viti, ka pasur një rënie edhe në shitje. Aktualisht 4.5 milionë euro merr Posta nga Telekomi. Nëse nuk paguan ose zvogëlon qiranë, ndikon negativisht. Telekomi dhe Bordi ka marr vendim për zvogëlimin e qirasë, mirëpo ka pasur pakënaqësi. Janë disa gjëra që duhet të vendosen, që ta favorizojmë postën dhe ta sigurojmë mbijetesën”, tha ai.

Ndërkaq, kryesuesi i Bordit, Halit Isufi, pohoi se Posta ka probleme të mëdha me uljen e shërbimeve të Telekomit.

“Përkundër pagesave dhe vështirësive, jemi detyruar që të shpërndajmë skemat sociale përmes bankave. Jemi e vetmja ndërmarrje publike shtetërore që kemi ulur pagat, kemi filluar nga shefi ekzekutiv, ku kemi ulur 30% deri tek punëtorët. Kemi ndërmarrë veprime që kemi menduar se ndikojnë pozitivisht.  Këto muajt e fundit kemi probleme jashtëzakonisht të mëdha, për shkak të uljes se shërbimeve të telekomit”, tha Isufi.

Drejtori i Postës, Sejdi Hoxha, vlerëson se Posta e Kosovës është në gjendje të rëndë dhe nëse nuk arrihet të sigurohen mjetet për paga, mund të përballen me veprime sindikale.

“Që nga 2012 kemi probleme financiare. Për atë jemi obliguar të reduktojmë borxhe dhe të rrisim të hyrat. Mos mbulimi universal postar është një shqetësim i yni. Këto janë probleme të trashëguara që nga ministrat tjerë. Jemi në një situatë jashtëzakonisht të rendë dhe nëse nuk bëhet rimbursimi i mjeteve nga shërbimi universal postar posta s’mund t’i rimbursojë pagat dhe pastaj mund të përballemi me veprime sindikale”, vlerësoi Hoxha.

Deputetja e LDK-së, Hikmete Bajrami, është shprehur e shqetësuar me numrin e madh të punëtorëve në këtë ndërmarrje.

“Ulja e shpenzimeve, pavarësisht asaj që folëm, duke parë edhe pagën mesatare, që është shumë më e madhe se çdo shërbyes publik , lenë për të dëshiruar. Duhet të kemi më shumë sqarime për shpërndarjen e skemave sociale. Në postë janë 1009 puntorë dhe në vitin e fundit janë pranuar 49 puntorë dhe në një gjendje, si të kësaj ndërmarrjeje,  nuk do të kishte qenë gabim fare që të pensionuarit të mos zëvendësohen, sepse 1,009 punëtorë janë të mjaftueshëm”, tha ajo.

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, theksoi se posta duhet të përmirësojë shërbimet ndaj konsumatorit.

“Nuk mundet një ndërmarrje të ketë rezultat pozitiv nëse 80 për qind e buxhetit i shkon në paga. Do të ishte më mirë të kishte diversitet të produkteve,në mënyrë që të siguronte fitim më të madh. Posta duhet të përmirësojë shërbimet e saj”, tha Krasniqi

Të hënën, punëtorët e Postë së Kosovës kishin hyrë në grevë, por pas një marrëveshje me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, kjo grevë ishte ndërprerë me premtimin se është gjetur një zgjidhje për pagesë për qiranë e Postës në mënyrë që të krijohen të ardhurat për pagat.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Sot fillon faza e tretë e dezinsektimit në Komunën e Prishtinës

Lajmi tjetër

Qytetarët në Malajzi mbledhin 36 milionë dollarë për shlyerjen e borxhit të vendit

Të ngjajshme

Shënohet rritje rekorde e inflacionit vjetor në Britani në 40 vitet e fundit
EKONOMI

Shënohet rritje rekorde e inflacionit vjetor në Britani në 40 vitet e fundit

17 Gusht, 2022
Rreziku që Rusia ta ndërpresë furnizimin me gaz, pason thirrja për gjendje gatishmërie në Evropë
EKONOMI

Gjermania bën me dije se ka gaz për afro 3 muaj nëse Rusia ndalon tërësisht furnizimet

17 Gusht, 2022
Shqipëria ndihmon Kosovën dimrit e kjo Shqipërinë verës, kjo është skema e shkëmbimit energjetik Kosovë-Shqipëri
EKONOMI

Zëdhënësi i KEDS njofton për rikthim të reduktimeve në Kosovë

16 Gusht, 2022
Ministria e Ekonomisë i reagon LDK-së, sqaron mbi investimet kapitale
EKONOMI

Sqarim për publikun rreth investimeve kapitale në Ministrinë e Ekonomisë

16 Gusht, 2022
Vendoset përfundimisht nëse do të rritet çmimi i rrymës në Kosovë
AKTUALE

Që nga sot do të përballemi me reduktimet e rrymës

15 Gusht, 2022
E ka të pamundur t’i përballojë faturat e rrymës, 51-vjeçarja shfrytëzon qendrat tregtare si vende për ngrohje
EKONOMI

Pasojat e thatësirës së madhe/Ekspertët tregojnë rrezikun për prodhimin e energjisë elektrike në Evropë

13 Gusht, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • U përpoq t’i shpëtonte nga mbytja 15-vjeçarët, por vetë 19-vjeçari nuk arriti të dalë nga uji

    U hodh për t’i shpëtuar 3 fëmijët e tij, mbytet bashkë me 6 vjeçarin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shkon në 16 numri i personave të vdekur nga shpërthimi në qendrën tregtare në Armeni

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Përleshje e fortë grupore, lëndohen rëndë katër persona, njërit i këputet një pjesë e veshit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM