Fol Drejt
E martë, 20 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

“Logjika” e kryeministrit Zaev për lojërat e fatit

6 vjet më parë
in OP/ED, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Deklarata e Kryeministrit Zaev se: “ai që luan bixhoz – baste, përsëri do të luajë”, në kontekstin e asaj që ndalimi radikal i lojërave të fatit në shembullin e R.Shqipërisë, nuk do të japë rezultat, pasi ata që luajnë lojëra fati do të luajnë cdoherë, në kuptimin se nuk do të ndalen duke gjetur mënyra të ndryshme për të luajtur, është deklaratë e një logjike të dobët, madje shumë të dobët për një burrështetas i cili udhëheq qeverinë, fatin e një populli të tërë. Logjika është e dobët për arsyen e thjeshtë, me logjikën e Kryeministrit, ai që kryen një vepër penale, përsëri do të bëjë një vepër penale, dhe kështu qenka e kotë të sanksionohet korrupsioni, vrasja, lëndët narkotike, armët pa leje, etj., qenka e kotë të ndalojmë ato në mënyrë radikale, pasi njerëzit do të vazhdojnë të krzejnë të njëjtat gjithmonë sipas logjikes së të parit të qeverisë.

Kryeministri në njërën anë në deklaratën e tij shpreh shqetësimin dhe alarmin për lojërat e fatit në R.Maqedonisë, në anën tjetër bën një deklaratë kundërthënëse me realitetin e punëve që ai ka marrë përsipër të kryejë si udhëheqës, vendosjen e shtetit të së drejtës, dhe detyrojë shkelësit e ligjit të përgjigjen dhe nënshtrohen ligjit. E jo e kundërta, që ligji ti nënshtrohet dëshirave dhe veseve të qytetarëve të papërgjegjshëm e dëmsjellës.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Porosit Web Porosit Web

Për më tepër ai shton se: “edhe në shtetet që kanë ndaluar në mënyrë radikale lojërat e fatit, si përvoja në R.Shqipërise dhe vende të tjera, njerëzit vazhdojnë  të luajnë”. Krzeministri e thotë këtë për të arsyetuar refuzimin e kërkesës së qytetarëve dhe disa subjekteve politike të cilët bëjnë thirje për mbylljen kategorike të lojërave të fatit, ngjashëm me ligjin e miratuar në shtetin fqinj. Pastaj shtrohet pyetja, sa shpejt u informua Zaevi se në R.Shqipërisë njerëzit akoma vazhdojnë të luajnë baste, ku në fakt ky ligji hyri në fuqi nga 1 janari i këtij viti, pra nuk i bëri as një javë. Duke i kujtuar Kryeministrit se po me këtë ligj në R.Shqipërisë janë mbyllur tashmë 4300 pika bastesh, të të gjitha kategorive, dhe të atyrë njerëzve të fuqishëm të nëntokës së kriminalizuar, ose të lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me njerëz të fuqishëm të pushtetit.

I kujtojmë gjithashtu Kryeministrit se edhe pse ligji ndalon veprat penale të ndryshme, njerëzit përsëri vazhdojnë të kryejnë, por jo në atë masë që do bënin sikur të mos kishte ligj dhe sanskione të ndryshme për këto vepra penale. Pra, çështja qëndron në arsyen e reduktimit më të mirë të mundshëm për të larguar një të keqe e cila është shkatërruese për qytetarët e vendit, dhe si rrjedhojë shtetin e mirëqenies sociale për të cilin trumbeton me të madhe i pari i qeverisë.

Logjikës së dobët të kryeministrit në deklaratën e tij për lojërat e fatit, ndoshta i fshihet edhe mosdashja e qëllimshme për ndalimin kategorik të lojërave të fatit, dhe kjo si rezultat se ai shikon në perspektivë afatshkurtër, shikon mbushje të buxhetit të shtetit me tatimin e këtyre bizneseve, punësimin e qindra mijërave personave – frikën e revoltës momentale për në zgjedhje të afërta nga të punësuarit, si dhe frikën për tju siguruar politika punësimi adekuat këtyre personave. Mund të konsiderohet si paaftësi e të parit të qeverisë për të menaxhuar situata në miratimin dhe zbatimin e ligjeve afagjate të dobishme.

E dyta, që Zaevi mund të fshehë në “logjikën” e deklaratës së tij për lojërat e fatit, mund të jetë edhe lidhja e pronarëve të lojërave të fatit me financime partiake të forcave politike, konkretisht të forcës së tij politike që është pjesë e qeverisë të cilën ai e drejton. Në një formë mund të jetë i kapur nga këto organizime biznesi të lidhura edhe me elemente kriminale, si rëndom në shtete të dobëta të së drejtës.

Sido që të jetë, Zaevi këtu dështon, sic dështon në reformën e gjyqësorit me mospranimin e vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve, duke i lënë në sistem ata që e kanë shkatërruar dhe po e shkatërrojnë sistemin, dhe duke u mjaftuar me reforma fasadë të ligjeve të reja, të cilat për ironi do duhet ti zbatojnë kriminelët e veshur me petkun e gjykatësit dhe prokurorit. Për reformën në drejtësi me të cilën do të jemi dëshmitarë të dështimit të radhës, sic do të jemi dëshmitar të dështimit të ligjit për lojërat e fatit, nëse miratohet siç përflitet me “disa metra larg institucioneve, ose kontrollit me rigoroy të licensave” , e të tjerë të ngjashëm.

Në fund i kujtojmë Kryeministrit  se në R.Maqedonisë në mesatare vjetore çdo person i moshës madhore harxhon nga 200 – 250 euro për pagesë  të skedinave dhe në aparate bixhozi, dhe kjo shumë çdo vit rritet frikshëm. Gjendja vështirësohet edhe më tepër kur R.Maqedonisë bëhet një target i biznesit të lojërave të fatit që vijnë nga R.Shqipërisë, pas mbylljes që ato pësuan në vendin e tyre.

I bëjmë thirrje kryeministrit që të përmirësojë logjikën, apo të shmangë deklaratat demagogjike dhe të veprojë në interes afagjat për qytetarët e vendit. I bëjmë thirrje edhe partive politike shqiptare në qeverisje që të bëhen të zëshëm dhe këmbëngulës në ndalimin radikal të lojërave të fatit, ngjashëm me atë në shtetin fqinj. Të shqyrtojnë detajisht  dështimet e ligjeve të mëparshme në këtë aspekt, për të mos e rrokullisur më kot “gurin e sizifit”, ligje pa efikasitet. Asnjë interes nuk është më i madh se ai shoqëror. Qeveria nuk duhet të pranojë asnjë “të mirë”, që është në dëm të shumicës.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Rroga mesatare në Europë: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia në fund të listës, kryeson Zvicra

Lajmi tjetër

Hiqet ndalesa për kamionët në magjistralen Dibër-Mavrovë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM