Lojtarët e Real Madridit fituan titullin e kampionit të botës për klube, pasi mbrëmë në finale mposhtën Al Hilalin Saudit me rezultat 5:3 (2:1).
Golat për madrilenët u shënuan nga Vinicius Junior në minutën e 13 dhe 69, Federico Valverde në minutën e 18 dhe 58 dhe Karim Benzema në minutën e 54.
Golashënuesit për Al Hilalin ishin Musa Marega në minutën e 26-të dhe Luciano Vietto në minutën e 63-të dhe 79-të, transmeton Fol Drejt.