Lojtari i Real Madridit, Dani Carvajal do të jetë jashtë fushës për disa kohë për shkak të një lëndimi muskulor në këmbën e majtë, njoftoi sot klubi madrilen.
Në deklaratën e Realit nuk thuhet se sa kohë do të jetë jashtë fushës Carvajal.
Mirëpo, mediat spanjolle pohojnë se lojtari i Realit do të pushojë deri në fund të vitit. Ai do të jetë gati vetëm për turneun final të Superkupës së Spanjës, i cili është planifikuar nga 10 deri më 14 janar të vitit të ardhshëm, përcjell Fol Drejt.