Ajo i deshte kafshët. Vetëm se tani është e vdekur. Një 22 vjeçare nga SHBA është sulmuar dhe vrarë nga një luan. Vajza ishte duke kryer praktikën prej dy javësh në një Kopsht Zoologjik.
“Vajza që i deshte aq shumë kafshët, kishte shkuar për ta larë luanin, por nuk doli e gjallë prej aty”, shkruan rrjeti amerikan televiziv “CBS”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Caswell County dhe autoritetet kanë nisur hetimet se si ka ardhur deri te sulmi./Foldrejt.com