Sëpaku lufta kundër SIDËS ka shënuar një sukses, pasi infeksionet e reja gjatë 2017 janë zvogëluar ndjeshëm, bën të ditur organizata botërore e shëndetësisë.
Në vitin 2017 janë infektuar 160 mijë persona me SIDË, ku më e rëndë është situata në vendet lindore. Atje OBSH ka raportuar për 130 mijë të infektuar me SIDA – më e madhja deri tani.
OBSH ka analizuar 53 shtete me një popullatë 900 milion banorë, mes tjerash edhe vende si Kazakistani, Taxhikistani, Rumania dhe Maqedonia, shkruan foldrejt.com.
Në BE akoma është shqetësuese rritja e numrit të infektuarve me SIDË te burrat homoseksualë.
1 dhjetori është dita botërore e SIDËS, e cila kësaj here organizohet për të 30-tën herë./Foldrejt.com