Në të ardhmen çdo i rritur në Luksemburg mund të blejë, shesë, të mbajë me vete dhe të konsumojë kanabis. Ky ligj ka ardhur krahas një investimi për të parandaluar përdoruesit, shkruan “Die Zeit”.
Qeveria e re e Luksemburgut nuk ka ngritur vetëm rrogën minimale dhe udhëtimin urban papagesë, por ka pralajmëruar edhe legalizimin e kanabisit, përcjell foldrejt.com. Kjo e fundit erdhi pas një unioni mes liberalëve, socialistëve dhe Të Gjelbërve. Në parlament ligji kaloi me shumicë të thjeshtë 31 nga 60 deputetët.
Deri tani Luksemburgu e kishte të legalizuar kanabisin vetëm për raste medicinale dhe me receptë nga mjeku (si në Maqedoni).