Në dialog me zërin e brendshëm monologues të kërkuesit të vdekjes…
Nga: Lumi Hajra
Në dialog me zërin e brendshëm monologues të kërkuesit të vdekjes, të cilit i ishin janë nëpërkëmbur lidhëset e këpucëve, në mos u thonë këpucë, iknim nga vetet tona për të gjetur vetet interesante që ishin fshehur skutave aq mirë të maskuara, saqë përçudshëm u dhimbsen minjëve t’i shkelin, i konsiderojnë si habitate të shenjta, gjersa rrjeta e mërimëngave rri porsi çeiz i qëndisur… Se për pak harrova, kthehemi te përshkrimi i personazhit, ta respektojmë rendin kronologjik, ashtu siç thojnë studiuesit që qëndrojnë pezull në kollaret e tyre. Kërkuesit të vdekjes, i nevojitej edhe një motiv për të vdekur, edhe një frymë për te varri, edhe një shtytje për në fund, ndonëse fillim ndryshe. Mbante me vete një qese najloni, duardrishur, mjekërrshprishur… Kur e pashë në këtë gjendje, të them të drejtën, justifikoja kërkimin me ngulm drejt vdekjes. Me një focë të marrur poshtë të kaltërtës së qesës, pyeta, sa serioz që dukesha, u kthyer serioziteti nga unë duke ia plasur gazit gjer në qiell, me një intonacion plot delikatesë thashë: përse e kërkon vdekjen? Si i pashpirt, u gjegj: nuk kam të holla as sa për të blerë litarin, karrigen dhe një thikë… Mendova me vete, t’i japë për bamirësi, sa mund të kushtojnë këto gjëra, e të ngjashme, më penguan në kohë, ngase kërkuesi i vdekjes vdiq, ndërse unë mbeta pa titullin bamirës. Tanimë, ngela përballë pafuqisë për rrugëtimin në cakun e fundit të jetës, pa e kërkuar atë, derisa ajo më gjen mua…/FolDrejt/