“Agjenda për ditën e enjte, 5 nëntor, me rastin e katër vjetorit të vrasjes së aktivistit Astrit Dehari:
– 09:30 – Homazhe te varri i Astrit Deharit
– 11:00 – Drejtorët tanë të Drejtorisë së Shëndetësisë në Prizren, Vushtrri, Mitrovicë dhe Han të Elezit, bashkë me ekipe mjekësore, fillojnë vizitat në familjet me nevojë në Qendrat e tyre përkatëse dhe u ofrojnë shërbime mjekësore.
– 12:00 – Konferencë për media për rastin Dehari
– 20:00 – Të gjithë aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes, por dhe të gjithë qytetarët, ftohen të ndezin qirinj në ballkonet e shtëpive/banesave të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari.”- është shkruar në faqen zyrtare në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje. /FolDrejt/
