Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, në një intervistë të gjatë për Deutsche Welle, është pyetur edhe për integrimin europian të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, si dhe liberalizimin e vizave me Kosovën. Në lidhje me këtë “dështim gjerman”, që përflitet shumë në rajonin ballkanik, Maas thotë:
“Ne jemi të fundit që duhet të akuzohemi rreth kësaj teme. Në qendër të problemit janë raportet bilaterale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. U përpoqëm maksimalisht për të gjetur një zgjidhje në Këshillin e Europës, por fatkeqësisht pa sukses.”
Më tutje ai shtoi se partnerët europianë në Ballkanin Perëndimor kanë bërë shumë përparime në vitet e fundit, mes tjerash edhe Maqedonia e Veriut.
“Banorët e tyre e shohin të ardhmen në BE. Andaj duhet të mbajmë premtimet kundrejt tyre, pasi ata mund të kthehet diku tjetër. Perspektiva europiane është send i rëndësishëm për reforma ligjore e politike, që përbëjnë gjithashtu edhe interesin tonë,” tha ai përcjell foldrejt.com.
Në lidhje me konfliktin e fundit mes Greqisë dhe Turqisë, Maas tha se sankcionet kundër Turqisë kanë filluar, kryesisht për firmat dhe personat e lidhur me shpimet për gaz dhe naftë në Mesdhe./Foldrejt.com