Presidenti francez Emmanuel Macron ka kritikuar mbajtjen e mbulesës islame nëpër institucionet publike duke shtuar se ky gjest është kundër sekularizmit dhe republikës franceze, si dhe kultivon sektarizmin, shkruan foldrejt.com. Ai këto komente i bëri gjatë vizitës në ishujt e Reunion Island.
“Mbajtja e mbulesës në hapësirat publike nuk është problemi im, megjithatë në shërbimet publike, në shkollë dhe edukimin e nxënësve, mbajtja e mbulesës është problemi im. Kjo është ajo për çfarë është krijuar sekularizmi,” tha ai duke shtuar se punonjësit publik duhet të qëndrojnë neutral në çështjet religjioze, gjatë orarit të punës.
Franca ka një minoritet të madh muslimanësh prej mbi 5 milion banorësh.