Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se reforma e sistemit të pensioneve e planifikuar nga qeveria e tij është “e drejtë dhe e përgjegjshme” dhe duhet të zbatohet.
“Ne duhet ta zbatojmë këtë,” tha Macron, duke folur në Madrid në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin spanjoll, sipas Reuters, përcjell Fol Drejt.
Me atë rast, Macron u bëri thirrje protestuesve kundër reformës së pensioneve që të mos përdorin dhunë apo vandalizëm./FolDrejt/