Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro tha sot se vendi i tij është i interesuar të bëhet anëtar i BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut).
“Nëse pyetemi nëse Venezuela dëshiron të jetë pjesë e BRICS, ne themi se duam të jemi një pjesë modeste e BRICS dhe të vazhdojmë me ndryshimin e situatës gjeopolitike”, tha Maduro në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin brazilian Luis Inacio Lula. de Silva, përcjell Fol Drejt.
Ai shtoi se BRICS mund të ndihmojë në konsolidimin e kombeve të Amerikës së Jugut dhe se organizata “si një magnet tërheq shtetet që duan paqe dhe bashkëpunim”./FolDrejt/