Përpara një jave emigroi për shkak të korrupcionit ish kryeministri Nikola Gruevski nga Maqedonia drejt Hungarisë. Atje ai ka përfituar azilin e refugjatit politik, bëjnë me dije mediat hungareze, përcjell foldrejt.com.
Zyra për Emigrime dhe Azil në Hungari e ka njohur vendimin për azil të ish kryeministrit të arratisur, Nikolla Gruevski, shkruan gazeta hungareze “Magyar Idök”. Kjo pasi ai është në rrezik politik në vendin e tij.
Nikola Gruevski, më 13 nëntor u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë, kurse duheshte të paraqitej në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 550 mijë eurove.