fbpx
  • TË FUNDIT
  • Trending
Maloku letër publike ministrit Rikallo

Maloku letër publike ministrit Rikallo

20 Korrik, 2018
Kryeministri Kurti priti në takim Bordin e përkohshëm të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A.

Kryeministri Kurti priti në takim Bordin e përkohshëm të Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A.

11 Gusht, 2022
Tomë Gashi: I ndjeri, Astrit Dehari ishte goditur në ballë me boks të hekurit para se të vdiste

Tomë Gashi: I ndjeri, Astrit Dehari ishte goditur në ballë me boks të hekurit para se të vdiste

11 Gusht, 2022
Gjetja pa shenja jete e foshnjës katër muajshe, flet mjeku i QKMF-së në Istog

Gjetja pa shenja jete e foshnjës katër muajshe, flet mjeku i QKMF-së në Istog

11 Gusht, 2022
Gjashtë të vrarë, pesë të plagosur dhe dhjetëra nën rrënoja nga sulmi i një ndërtese kolektive në Ukrainë

Ukrainë/ Tre civilë të vrarë nga sulmet e forcave ruse në qytetin Nikopol

11 Gusht, 2022
Murati akuzon Kurtin për qasje populliste: Çkado që kërkohet për veriun e Kosovës duhet të kërkohet edhe për Kosovën Lindore

Murati akuzon Kurtin për qasje populliste: Çkado që kërkohet për veriun e Kosovës duhet të kërkohet edhe për Kosovën Lindore

11 Gusht, 2022
Prizren/ Vrau një person për borxhin prej 20 euro, prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarit

Prizren/ Vrau një person për borxhin prej 20 euro, prokuroria kërkon dënimin e të akuzuarit

11 Gusht, 2022
‘Tornado’ në qeveritë evropiane, pas atij britanik e italian edhe kryeministri malazes shpreh gatishmërinë për dorëheqje

Abazoviq kërkon të hetohen akuzat, mohon të ketë lidhje me grupe kriminale

11 Gusht, 2022
Komandanti i KFOR-it takohet me kryetarët e komunave veriore dhe Rakiqin

Komandanti i KFOR-it takohet me kryetarët e komunave veriore dhe Rakiqin

11 Gusht, 2022
Dokument/ Mesazhi i George Bush për ish-Jugosllavinë në vitet ’90

Dokument/ Mesazhi i George Bush për ish-Jugosllavinë në vitet ’90

11 Gusht, 2022
Thatësira e madhe në Irak ‘avullon’ ujin, bie niveli në 40% më pak në dy vitet e fundit

Thatësira e madhe në Irak ‘avullon’ ujin, bie niveli në 40% më pak në dy vitet e fundit

11 Gusht, 2022
Fol Drejt
E enjte, 11 Gusht, 2022
Kontakt
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH
No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result

Maloku letër publike ministrit Rikallo

4 vjet më parë
in POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 2 minuta lexim

Fillimi » Maloku letër publike ministrit Rikallo

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntinë Maloku, i ka shkruar një letër publike ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Këtij të fundit ajo tha se iu drejtua publikisht pasi që sipas saj, prezenca e ministrit në Parlament mund të numërohet në gishta.

Lexoni edhe..

Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës

Grenell reagon pas arrestimit të spiunes ruse: Precedent i tmerrshëm

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Meqë prej se ka filluar ky mandat qeverisës, ardhjet tuaja në Parlamentin e Republikës së Kosovës mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, jam e detyruar që publikisht t’ ju drejtohem me këtë letër, e cila vjen si shkak i kërkesave të shumta nga fermerët e Llapit për një situatë emergjente!”, ka nisur Maloku letrën e saj të publikuar sot.

Tutje ajo në letrën drejtuar ministrit i kërkon subvencione për prodhuesit e mjedrave nga Llapi, të cilët sipas saj po përballen me vështirësi.

Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë të deputetes Maloku:

Letër publike Ministrit të Bujqësisë, z. Nenad Rikalo!

Meqë prej se ka filluar ky mandat qeverisës, ardhjet tuaja në Parlamentin e Republikës së Kosovës mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, jam e detyruar që publikisht të Ju drejtohem me këtë letër, e cila vjen si shkak i kërkesave të shumta nga fermerët e Llapit për një situatë emergjente!

Viteve të fundit, rajoni i Llapit është bërë i njohur në mbarë Evropën për kultivimin e mjedrës.  Në Komunën e Podujevës, më shumë se 1 mijë hektarë tokë janë të mbjellur me mjedër, ndërsa 469 fermerë janë të certifikuar me standardin Global Gap, që e bën atë, grupin e dytë më të madh në botë për numrin e fermerëve të certifikuar. Kjo është një e arritur shumë e madhe në fushën e bujqësisë. Tregu evropian, çdo vit vërshohet nga “Mjedra e Llapit” duke i lënë pas me kualitet – prodhimet e vendeve të tjera evropiane.

Por, z. Ministër, brenda dy vjetësh, nga 2.15 euro sa ishte çmimi për një kilogram mjedër, tash ka rënë në 80 cent. Pra, fermerët po përballen me gjendje emergjente!  Si përfaqësuese e popullit, si Deputete në Kuvend, kërkoj nga Ju që urgjentisht të ndërmerrni masa për subvencionimin e prodhimit të mjedrës. Nuk kemi luksin të humbim investimet disa vjecare të Komunës së Podujevës, USAID-it si dhe të qindra familjeve, për shkak të neglizhencës suaj ndaj këtij problemi.

Situata e njëjtë është në gjithë territorin e Kosovës. Ajo që kërkohet nga fermerët është subvencinimi i prodhimit të mjedrës – pra në çdo kilogram të vjelur, të subvencionohet një shumë e caktuar nga Ministria e Bujqësisë. Sa për informatën Tuaj, z. Ministër,

Në Komunën e Podujevës më së shumti kultivohet varieteti POLKA, rendimenti i të cilit arrin në 10 tonë mjedra për 1 hektar. Nëse Qeveria nuk i subvencionon kultivuesit e mjedrës në krejt Kosovën, nga viti i ardhshëm, Kosova më nuk do të ketë as këtë sipërfaqe të mbjellur me mjedra, as fermerë që kanë vullnet të merren me kultivimin e saj.  Mbes me shpresë se kultivuesit e mjedrës do të marrin ndihmën e nevojshme nga shteti.

Doruntinë Maloku

Deputete e LDK-së në Kuvendin e Kosovës

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

NDRYSHIMI I KLIMËS MUND TË MBYSTE INTERNETIN PËR VETËM 15 VJET

Lajmi tjetër

94 policë të Kosovës me probleme mendore, të gjithë invalidë të UÇK-së – Inspektorati kërkon largimin nga detyra

Të ngjajshme

Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës
AKTUALE

Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës

7 Gusht, 2022
Grenell reagon pas arrestimit të spiunes ruse: Precedent i tmerrshëm
AKTUALE

Grenell reagon pas arrestimit të spiunes ruse: Precedent i tmerrshëm

7 Gusht, 2022
Militantët islamikë vrasin 20 persona në Kongo
BOTA

Militantët islamikë vrasin 20 persona në Kongo

7 Gusht, 2022
Shkalla e papunësisë në SHBA bie në 3.5 për qind
AKTUALE

Shkalla e papunësisë në SHBA bie në 3.5 për qind

7 Gusht, 2022
Katër anije të tjera me grurë largohen nga Ukraina
AKTUALE

Katër anije të tjera me grurë largohen nga Ukraina

7 Gusht, 2022
“Zjarri ishte 13 metra i lartë, nuk afrohej dot njeri”, kryebashkiaku flet për djegien e kullotave e staneve si pasojë e flakëve
AKTUALE

Zjarr në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, ndërhyjnë helikopterët

7 Gusht, 2022
Shfaq më shumë
FolDrejt Logo PDF (2-01

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Lajmet më të lexuara

  • Ra në kontakt me rrymën, 22-vjeçarja nga Kumanova humb jetën në festën e beqarisë

    E zbuloi tradhtinë përmes GPS-it të vendosur në makinë, 35-vjeçari godet 9 herë me thikë të dashurin e bashkëshortes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Presidenti slloven deklaron se nëse vazhdon ende lufta Rusi-Ukrainë, tensionet mund të zbresin në Ballkan

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Doli për gjueti, në vend të derrave qëllon gabimisht fqinjen

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • AKTUALE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • MEDIAT NDËRKOMBËTARE
  • KULTURË
  • SPORT
No Result
View All Result
  • AKTUALE
  • EKONOMI
  • BOTË
  • KULTURË
  • SPORT
  • FAQJA E ZEZË
  • OPINION
  • TEKNOLOGJI
  • HISTORI
  • LËMSH

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM