Goal raporton se Mahnchester City po synon t’ia “grabis” nga duart Chelseat futbollistin argjentinas të Benficas, Enzo Fernandez, përcjell Fol Drejt.
Sipas gazetës spanjolle Fichajes, Pep Guardiola po e shtyn skuadrën e tij që të përfshihet në bisedimet për të nënshkruar me fituesin 22-vjeçar të Kupës së Botës dhe objektivin e Chelseat Enzo Fernandez nga Benfica në verë, pasi ai planifikon të rindërtojë mesfushën e Manchester Cityt për sezonin e ardhshëm. /FolDrejt/