Situata e Lionel Messit vazhdon të jetë e paqartë dhe nuk dihet se ku do ta shikojmë sezonin e ardhshëm argjentinasin.
Në rast të një largimi të mundshëm nga Barcelona, siç dihet janë disa klube që kërkojnë shërbimet e tij. Favorit duket Manchester City.
Sipas raportimit të “ESPN”, drejtuesit e “Qytetarëve” po mendojnë të fusin në operacionin e transferimit të Messit dhe kartonin e Gabriel Jesus. Gjithashtu është folur se në të do të futen në lojë dhe dy lojtarë të tjerë, konkretisht Bernardo Silva dhe Eric Garcia.
Sulmuesi brazilian mund të ulë kështu kuotën e parave që katalanasit kërkojnë, edhe pse shifra është diku te 700 milionë euro. Gjithsesi bordi i klubit spanjoll po bën të pamundurën që të bindë kapitenin e tyre të qëndrojë, por nëse ai do të largohet, atëherë do të vihet në zbatim klauzola e 33-vjeçarit.