Manchester City thuhet se do të kërkojë një tarifë transferimi prej 75 milionë funte nga të interesuarit për futbollistin Bernardo Silva, raporton 90min.
Reprezentuesi portugez po kërkon të nisë një aventurë të re larg Cityt me Barcelonën dhe PSG-në që po konkurrojnë për nënshkrimin e mesfushorit. Ndërsa parisienët mund t’i përballonin lehtësisht paratë, skuadra katalanase – e cila ka pasur një interes afatgjatë në Silvan – mund ta ketë të vështirë të harxhojë paratë për shkak të çështjeve të tyre financiare, transmeton Fol Drejt.