Manchester United po shikon opsionet e tregut për pozicionin e sulmuesit në afatet e ardhshme transferuese dhe prej kohësh është lidhur me magjistarin e sulmit të Napolit, Victor Osimhen, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Sipas raportimeve në Daily Mail, Napoli ka vendosur çmimin prej 90 milionë funtesh për golashënuesin më të mirë të Seria A dhe skuadra e Erik ten Hag duhet të marrë një vendim gjatë verës.
Osimhen ka kontratë deri në vitin 2025 dhe bisedimet për rinovim ende nuk janë zhvilluar. Manchester United do të përballet me konkurrencën nga PSG për të nënshkruar me lojtarin nigerian. /FolDrejt/