Manchester United është gati të blejë Antony pasi ra dakord t’i paguajë Ajaxit 100 milion € (84 milion £) për sulmuesin brazilian, i cili pritet të nënshkruajë një kontratë të hënën.
Javën e kaluar klubi holandez refuzoi një ofertë prej 90 milionë euro – oferta e tretë e United për 22-vjeçarin – por bisedimet kanë vazhduar ditët e fundit dhe United bëri një përparim të dielën pas një serie të qetë diskutimesh, shkruan the guardian, transmeton Fol Drejt.
Antony mendohet se ka rënë dakord për një marrëveshje deri në vitin 2027 me një opsion për një vit tjetër./FolDrejt/