Kontrata e përfaqësuesit anglez dhe lojtarit të Manchester United, Marcus Rashford (25) skadon në verën e vitit 2024.
Drejtuesit e Manchester United duan ta lidhin atë me një kontratë të re sa më shpejt që të jetë e mundur për të dekurajuar blerësit e mundshëm që janë të interesuar për të.
Aktualisht, paga e Rashford është 200 mijë paund në javë dhe sipas kontratës së re paga mund të bëhet në 300 mijë në javë, transmeton Fol Drejt.