Pas skandalit që shpërtheu deri te Komisioni Europian që ministra të rëndësishëm të Bullgarisë kanë qenë bashkëfajtorë në shitjen e nënshtetësive bullgare kundrejt shtetasve fqinjë, tashmë vetë televizioni kombëtar bullgar BTV ka dalë më shifër konkrete për blerjen e nënshtetësisë bullgare nga maqedonasit.
“Qytetarët e Maqedonisë kanë qenë “të privilegjuar” për marrjen e pasaportave bullgare,” thotë një dëshmitar përcjell foldrejt.com. “Për pasaportat bullgare kanë punuar mbi 100 ndërmjetësues të cilët ju kanë ndihmuar në mbledhjen e dokumenteve dhe adresave për regjistrim.”
Maqedonasit kanë qenë të privilegjuar për shkak se janë bërë bullgarë për njëmijë euro, kurse e njëjta për kosovarët ka kushtuar 5000 euro.
“Më lehtë mund të bëhesh bullgar nëse hap ndërmarrje dhe punëson 10 punëtor. Mbi bazë të aktiviteteve të tregtisë merret status i qëndrimit të përhershëm. Mënyra e dytë është kur shtetasit e huaj të vendeve jashtë BE-së posedojnë firma dhe nxjerrin dokumente për hapjen e selisë tregtare në Bullgari. Kurse varianti i tretë, që është përdorur më shpesh ditëve të fundit është të nxirret dokument për prejardhje bullgare”, ka vijuar dëshmitari.
Sipas medias bullgare gjatë kësaj kohe 70 mijë ‘maqedonas’ janë bërë ‘bullgarë’. Me këtë ata e kanë të lehtë të punësohen në vendet e BE./Foldrejt.com