Gjykata e Apelit ka njoftuar se në seancën e sotme të mbyllur të Këshillit Gjyqësor të Gjykatës është sjellë vendimi që të shfuqizohet paraburgimi edhe për katër të akuzuar tjerë të rasteve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP): Mile Janakieski, Kirill Bozhinovski, Nenad Josifoviq dhe Zorica Arsovska. Të gjithë funksionarë të ish qeverisë së mëpërparshme mes OBRM-BDI.
Nga Apeli shtojnë se me katër vendime të ndryshme, Këshilli Gjyqësor të akuzuarve u ka parashtruar masën ‘arrest shtëpiak’.
Një vendim i tillë pritet të vendoset sonte në mbrëmje edhe për ish shefin e shërbimit sekret të Maqedonisë, Sasho Mijalkov i cili edhe ka dhënë një milion euro garancion për lirimin e tij./Foldrejt.com