Maqedonia e Veriut sot u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Europian, pasi fitoi në ndeshjen kundër ekipit të Gjeorgjisë me rezultatin 0-1, falë golit të veteranit Goran Pandev.
Në formacionin e parë luajtën Ademi, Alioski, Musliu, Bejtullai, së bashku me Pandevin, Nestorovskin, Nikollovin, Ristovskin, Velkovskin dhe portierin Dimitrievski.
Venko Filipçe, ministri i shëndetësisë në RMV kërkoi që qytetarët të respektojnë masat edhe gjatë kësaj feste, pas festës së tifozëve nëpër rrugët e qytetit.
Qeveria e Zoran Zaevit bëri me dije se çdo lojtar i përfaqësueses do shpërblehet me 10 mijë euro./Foldrejt.com