Njerëzit më të pasur të botës kanë një ngjashmëri: ata kanë themeluar një biznes, një hap që u sjell përfitime multi miliardash dollarë. Jeff Bezos dikur punonte për firmën njujorkeze të D.E. Shaw, përpara se në vitet 90-të të krijonte firmën online Amazon – me qindra-mijëra punëtorë. Sot ai ka 112 miliardë dollarë, kurse gjatë 2018 është pasuruar me 13 miliardë më tepër.
Në anën tjetër Mark Zuckerberg është varfëruar për 23 miliardë dollarë gjatë 2018. Kjo pasi Facebook-u që nga fillimi i këtij viti ka pasur probleme me rrjedhjen e informacioneve dhe aferën e privatësisë.
Në listën aktuale Zuckerberg është në vendin e shtatë me 50 miliardë dollarë.
Warren Buffet përsëri është në Top 10 njerëzit më të pasur dhe e veçanta e tij është që për dallim nga shumica e kolegëve të tij miliarderë, që vijnë nga bota e teknologjis si Bezos, Zuckerberg, Bill Gates, Larry Page dhe Sergey Brin (google.com) dhe themeluesi i Oracle Larry Ellison, Buffet ka konglomerat firmash por që nuk lidhet me teknologjinë përcjell foldrejt.com.
Elon Musk, themeluesi i Tesla këtë vit rënditet në vendin e 29-të me 22,6 miliardë dollarë. Një vend më poshtë ndodhet gjermani më i pasur Dieter Schwarz (Lidl)./Foldrejt.com