Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka nevojë për disa deputetë opozitarë që të përfundojë ndryshimet kushtetuese me Greqinë në mes të janarit të vitit të ardhshëm, shkruan “Der Standard” duke e titulluar edhe artikullin “Marrëveshja e emrit në këmbim të amnestisë.”
Rreth 30 persona akuzohen për mësymjen e 27 prillit ku mbetën të plagosur rreth 100 persona, mes tyre edhe Zoran Zaev. Eksperët juridikë e kanë kritikuar vendimin e amnestisë, pasi bëhet fjalë për ndërhyrje të qeverisë në pavarësinë e Gjykatave.
Opozita maqedonase OBRM-PDUKM është nën ndikimin e fuqishëm rus, kurse Rusia kërkon të shmang zgjerimin e NATO-s. Me këtë Kremlini po sheh metodën sesi të sjell zhbërjen e Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov e ka akuzuar Perëndimin se po kryen presion dhe bo blen deputetë për të votuar ndryshimet kushtetuese në Maqedoni./Foldrejt.com