Muhammedi a.s., udhëheqësi i muslimanëve të qytet-shtetit të Medines, ka lidhur disamarrëveshje të cilat kanë marrur emrin sipas fisit apo vendit dhe këto pakte nisin me “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit”. Disa nga marrëveshjet janë :
– Pakti me fisin e Xhuhejnit – Me këtë pakt garantoheshin jeta dhe prona e fisit të Xhuhejnit.Në rast se ky fis do të sulmohej atëherë do të ndihmohej nga ana e muslimanëve.;
– Pakti me fisin Benu Dhamra – Ky pakt garantonte jetën dhe pronën e fisit Benu Dhamra.Sipas kësaj marrëveshje fisi do të ndihmohej nga ana e muslimanëve por kërkohej që edhe muslimanët të ndihmoheshin nga ana e tyre, kurse ndihma në luftërat fetare nuk ishte e domosdoshme. Në fund të paktit si dëshmitarë potencohen Zoti dhe vetë Muhammedi a.s.;
– Pakti me fisin Benu Gifar – Fisi Benu Gifar dërgoi një delegacion te Muhammedi a.s. dhepropozoi që të hynte në marrëveshje me muslimanët. Kërkesa e tyre u pranua nga i Dërguari iZotit dhe u hartua Pakti i fisit Benu Gifar. Sipas kësaj marrëveshje, ky fis do të kishte tënjëjtat të drejta sikurse edhe muslimanët e qytet-shtetit të Medines.
-Traktati i Hudejbijes –Zakonisht Muhammedi a.s. në fillim të marëveshjeve fillonte me “Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit” por për shkak të kundërshtimit të udhëheqësit të fisit Kurejsh, në vend të saj u shkrua “ Në emër të Zotit” që ishte në përputhje me një traditë arabe. Sipas këtij Traktati nuk do të kishte luftë për 10 vitet e ardhshme. Gjatë kësaj periudhe çdo person që i takon njërës ose tjetrës palë, do të ishte i mbrojtur dhe i sigurtë Nëse një person nga ana e Kurejshëve do të shkonte në Medine, ai duhej që të kthehej mbrapshtë, por nëse ndonjë musliman do të shkonte në Mekke ai nuk duhet që të kthehej më në Medine. Ky traktat është një shembull i maturisë së Muhammedit a.s. për të përmbushur premtimet. Pas nënshkrimit të Traktatit, djali i prijësit të Kurejshëve e pranon islamin. I ati i inatosur e burgos, por ai arrin që të arratiset dhe shkon te Muhammedi a.s. në Medine. Por Muhammedi a.s. nuk mund që ta pranonte pasi që do të shkelte Traktatin eHudejbijes, prandaj e ktheu atë tek fisi Kurejsh në Mekke.
– Pakti me fiset hebreje Benu Gadaja dhe Benu Ureiz – Sipas këtij pakti hebrenjtë e këtyrefiseve merreshin në përgjegjësinë e muslimanëve dhe si kundërvlerë këtij populli i ishte caktuar xhizja
.- Pakti me Ekber bin Abdul Kaisin – Udhëheqësi i Bahrejnit i quajtur Ekber bin Abdul Kais,shkoi me një delegacion të klanit të vet te Muhammedi a.s. dhe kërkuar që t’u mësoheshin çështjet fetare me ndihmën e të cilave do të mund të dallonin të drejtën nga e gabuara.Muhammedi a.s. u mësoi atyre çështjet e fese dhe mes tjerash lidh edhe një pakt me to.
– Pakti i Taifit – Nëpërmjet këtij pakti Lugina e Taifit shpallet e ndaluar për prerjen e pemëve,gjueti, ndalohet dhuna, vjedhja dhe veprime të tjera të cilat janë të dëmshme. Banorët e Taifit do të mund të lëviznin pa ndonjë kufizim dhe nëse ndokush kryen ndonjë dëm financiar apo fizik, apo shkel të drejtat e banorëve të Taifit, të gjithë muslimanët duhej tu dilnin në ndihmë kundër fajtorit. Sipas Paktit të Taifit sundimtari i kësaj lugine duhej që të emërohej nga vetë mesi i tyre. Gjithashtu ndalohej edhe kamata, pra kreditorit duhej që t’i paguhej vetëm vlera fillestare.