Politikani serb, Nenad Rashiq ka thënë se fillimi i zbatimit të vendimit për letërnjoftimet dhe targat do të rrjedh pa probleme meqë ka marrëveshje për këto.
Rashiq tha se pritet që brenda dy muajve të arrihen së paku tri marrëveshje Kosovë-Serbi, kurse sipas tij finalizimi do të bëhet në takimin e Berlinit.
Marrëveshja për letërnjoftimet konsiderohen si kthesë e Serbisë pas shumë tensioneve dhe kërcënimeve nga Serbia. Propaganda e Vuçiqit sipas Nenad Rashiqit shtoi interesimin e ndërkombëtarëve për arritjen e marrëveshjes. Edhe targat do të zbatohen, pa ndërhyrje të Serbisë.
Rashiq duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme për marrëveshjet tjera, shtoi se asociacioni i komunave serbe do të jetë hap i radhës nga Prishtina dhe Beogradi.
Rashiq u përgjigj edhe në iniciativën e emisarit amerikan,Gabriel Escobar për krijimin e një pakti për serbët e veriut./21Media