Anthony Martial tashmë është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës së Sevillas. Klubi spanjoll ka nënshkruar me sulmuesin francez për gjashtë muaj, i marrë në formë huazimi nga Manchester United.
Martial i bashkohet andaluzianëve me synimin për të luajtur titullarë, ku mungesa e minutave te skuadra angleze ishte arsyeja e huazimit të tij në La Liga.
Për t’i uruar mirëseardhjen klubi spanjoll mendoi edhe një ide shumë interesante, që rezultoi e gjetur nga drejtuesit, të cilët vendosën ta suprizojnë sulmuesin francez me një video përshëndetëse nga Ronaldo “fenomeni”, i cili njëkohësisht është edhe idhulli i Martial. Kjo videomesazh nga fenomeni e emocionoi ish-lojtarin e Manchester United.
“Çkemi Martial, si je? Mirësevjen në La Liga dhe te Sevilla. Ky është një klub i madh në Spanjë dhe në Europë, kanë fansa të jashtëzakonshëm dhe luajnë në një qytet fantastik. Të uroj më të mirat dhe shpresoj të shihemi shpejt, të përqafoj dhe sa më shumë fat”, thuhej në video.