Fol Drejt
E diel, 18 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Martin Berishaj – problemi i pazgjidhur i diplomacisë kosovare

2 vjet më parë
in KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Që prej të martës s’kanë pushuar kritikat ndaj Kryeministrit Kurti, pasi ky e përkujtoi politikanin serb Oliver Ivanoviq me një gjuhë që shprehte disi respekt ndaj veprimtarisë së tij, të njëjtit të cilit dikur i referohej si kriminel lufte, shkruan Fol Drejt.

Qytetarë të shumtë, figura publike e madje edhe deputetë të partisë së tij, e kritikuan ashpër këtë ndryshim qëndrimesh, ndërsa pati të atillë që kërkuan nga ai edhe të kërkonte falje.

Por ndërsa kritikat ndaj tij po vijojnë, në plan të dytë ka dalë çështja e Martin Berishajt, ambasadorit të Kosovës në Kroaci.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Dje me një deklaratë të bërë publike në murin e tij në Facebook, Berishaj provoi ta dëshmonte pastërtinë e tij, ndërsa hodhi poshtë akuzat që po i vishen për një skandal financiar, sipas versionit të gazetarit të Planet TV – Vitomir Petroviq (Vitomir Petrović).

“Pretendimi se unë kam fshehur apo deklaruar rrejshëm pasurinë, nuk qëndron dhe është i pavërtetë.

Sa i përket firmës Zaslon L.C.C. dhe Myloja sh.p.k., nuk janë në pronësinë time dhe për këtë e kam njoftuar edhe Agjencionin Antikorrupsion të Republikës së Kosovës në email zyrtar me datën 5 korrik 2022.

Ndërsa për dy kompanitë tjera, MB consulting d.o.o. në Mal të Zi, dhe MB consulting sh.p.k. në Kosovë, sqarimi dhe e vërteta është si vijon:

MB consulting d.o.o.

MB consulting d.o.o. në Mal të Zi nuk nuk ka pasur qarkullim që nga viti 2020 dhe mbyllja e saj fizike sipas organeve të Malit të Zi, pas kërkesës sime për mbyllje, ka qenë çështje ditësh, dhe meqenëse bëhet fjalë për një kompani që nuk ka pasur aktivitet që nga vitit 2020 dhe ka qenë në proces të mbylljes, nuk ka pasur arsye të deklarohet si pronë.

MB consulting d.o.o. si person juridik ka pranuar të hyra në periudhën 2017-2020, dhe të gjitha transaksionet janë bërë në mënyrë transparente përmes llogarisë bankare, dhe janë paguar të gjitha tatimet sipas legjislacionit në fuqi. Në lidhje me pretendimet e ngritura, Prokuroria atje ka zhvilluar hetimet, dhe ka mbyllur rastin sepse nuk ka gjetur asgjë nga pretendimet. Prandaj, akuza se jam nën hetime në Mal të Zi është e pavërtetë, sepse kjo është një çështje e mbyllur tashmë.

Pas shpifjes që është bërë ndaj meje me datën 21 prill 2022 nga Vitomir Petroviq në Planet TV, i cili po citohet nga mediat tona, kam bërë padi në Gjykatën e Qarkut në Lubjanë dhe lënda është në proces gjyqësor.

MB consulting sh.p.k.

Në këtë kompani, person juridik sipas legjislacionit në Kosovë, kam qenë aksionar deri me datën 13 tetor 2021, kur edhe kam bërë bartjen e të gjitha aksioneve të mia tek pala e tretë, përmes Kontratës për Dhurim. Prandaj në datën e deklarimit të pasurisë me 13 janar 2022 (tre muaj pas heqjes dorë nga pronësia), unë nuk kam qenë aksionar në këtë kompani, dhe nuk kam pasur se si ta deklaroj si pronë timen.

Ndërsa sa i përket deklarimit dhe pagesës së tatimeve, kompania MB consulting sh.p.k. ka deklaruar të gjitha detyrimet tatimore sipas legjislacionit në fuqi, në Adminsitratën Tatimore të Kosovës. Pagesa e një pjese të detyrimeve është bërë nga kompania që është person juridik, kurse pjesa tjetër vazhdon të paguhen nga kompania që tash është në pronësi të tjetërkujt. Kushdo që kupton nga kontabiliteti, e din që borxhi tatimor nuk ka fare të bëjë me shmangie tatimore, gjë për të cilën po shpifet kundër meje. Prandaj edhe kjo e pavërtetë bie në ujë, sepse asnjëherë nuk ka pasur shmangje tatimore, por bëhet fjalë për borxh tatimor, i cili është deklaruar nga vetë ndërmarrja, dhe vazhdon të paguhet.” – shprehet ndër të tjera Berishaj, duke ritheksuar edhe një herë që vetë GEN-i, nuk është kompani serbe, por Sllovene.

Por pavarësisht këtij shpjegimi, zërat për ta shkarkuar atë nga pozita e ambasadorit, nuk kanë pushuar. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, së fundi në seancën e parë të sezonit të ri të Kuvendit të Kosovës, ndër të tjera tha se për ambasadorin Berishaj do të ketë edhe kallëzim penal, për shkak të deklarimit të rrejshëm të pasurisë:

“…Ky ambasador duket që është i lidhur jo vetëm politikisht, por edhe financiarisht me mbrojtësit e tij. Sipas raportimeve tashmë të bëra publike, janë tërhequr nga ai në mes të Prishtinë 1. 4 milion euro para të gatshme kesh. Këto para janë transferuar tek kompania energjetike GEN, me seli në Beograd. Këto mjete e ky biznes janë mbajtur fshehtë, prandaj ambasadori ka dy kallëzime penale sot: një për shpëlarje parash e shmangie tatimesh dhe një tjetër për fshehje të pasurisë… por ai vazhdon të marrë mbrojtjen e pa-rezervë të pushtetarëve, përkundër fakteve të qarta të bëra publike dhe ai do të ketë edh një kallëzim penal të ri për deklarim të rrejshëm brenda komisionit hetimor parlamentar!”, tha Abdixhiku.

“E gjitha filloi kur Robert Golob u gjend në një hetim financiar ndërkombëtar për shkak të transferimeve në një kompani në Mal të Zi. Bëhej fjalë për 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr cash” – raportonin mediat sllovene vitin e kaluar. Ai që e luajti rolin e “mushkës” sipas artikullit, doli të ishte vetë ambasadori Berishaj.

Megjithatë, Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob, të enjten e ka quajtur trillim të pastër këtë histori, duke thënë se prapa kësaj historie të trilluar qëndronte partia SDS, duke theksuar se:

“E gjithë kjo është trillim i pastër!”.

Një dyshim i ngritur nga mediat vendore ndërlidhet edhe me importin e energjisë elektrike nga vendet e tjera, histori në të cilën është involvuar kompania GEN, në të cilën ka shërbyer Berishaj, në cilësinë e konsulentit.

Raportet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), tregojnë se deri më 31 dhjetor të vitit 2021, KEK ka importuar gjithsej 22.430 mWh energji elektrike.

Sipas një artikulli të Infokus, pikërisht në kohën e krizës më të madhe energjetike, Kompania GEN me zyre në Beograd, me të cilën u përfshi emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po del se ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit, pikërisht në kohën e kolapsit energjetik.

Korporata Energjetike e Kosovës, sipas raporteve të shkëmbimit të energjisë elektrike që ka siguruar Gazeta Infokus, ka blerë energji elektrike në vlerë prej 4.2 milionë euro vetëm në muajin dhjetor 2021 dhe janar 2022, kurse ka shitur energji elektrike tek kjo kompani rreth 105 mijë euro.

Kjo kompani për të cilën u raportua se ambasadori Martin Berisha është këshilltar i tyre dhe u ngritën dyshime nga mediat për transaksione të dyshimta në vlerë mbi gjysmë milioni euro, në fakt sipas dokumenteve të siguruara nga Infokusi në vazhdimësi ka bërë tregtim të energjisë me KEK-un.

Megjithatë, duket që përkundër këtij konteksti të krijuar, Qeveria e Republikës së Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme, nuk e ka ndërmend ta shkarkojë atë. Këtë e ka thënë së fundi prerë dhe qartë, Ministrja Donika Gërvalla tha kjo gjë nuk do të ndodh, duke i cilësuar raportimet e mediave si “spekulime”./FolDrejt/

Tags: Donika GervallaMartin BerishajRobert Golob
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Zelensky thotë se nuk është i sigurt nëse Putin është “ende gjallë”

Lajmi tjetër

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, sekuestrohen mbi 3 kilogram marihuanë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM