Maskat në kushtet e shtëpisë janë të mira, nuk kushtojnë dhe nuk kanë efekte anësore. Për këtë ia vlen t’i provoni. Në disa flokë rezultati do jetë i menjëhershëm, në disa të tjerë brenda pak javëve. Kini durim. Maskat që do ju sugjeronim është mjaltë me qepë.
Qepa është e pasur në sulfur, një mineral i rëndësishëm për shëndetin e flokëve. Sipas studimeve në fakt qepa është një nga kurat më të mira për daljen e rrënjës së flokut pas rënies. Qepa dhe lëngu i qepës janë përdorur prej shekujsh si një recetë në kushtet e shtëpisë për rritjen e flokëve.
Grini një qepë të kuqe ose të bardhë derisa të bëhen 3 lugë. Përziejeni me 1 lugë mjaltë në një tas të vogël.Aplikojeni me duar në flokë të lagur dhe fërkoni butësisht skalpin.
Përveç vetive që ka qepa për rritjen e flokut, apo për daljen e flokut të ri, mund të përfitoni edhe nga efektet e mjaltit, i cili ka veti anti-bakteriale, lufton mykun dhe është një antioksidant i shkëlqyer.
Mbajeni në flokë për rreth 40 minuta, shpëlajeni flokun me ujë të ngrohtë. Sipas ekspertëve këtë maskë duhet ta përdorni një herë në javë.
Së bashku me maskat duhet të tregoni kujdes edhe për ushqimin. Nëse doni të keni flokë të shëndetshëm konsumoni më shumë ushqime proteinike dhe me zink, si arra, mish, peshk e vezë.
Proteinat ushqejnë flokun, zinku parandalon rënien e tyre. Për të gjitha femrat që kanë rënie të theksuar flokësh është provuar në shumë studime se zinku është mënyra kryesore që lufton këtë problem. Konsumoni lloje të ndryshme farash, fara luledielli, susami, kungulli etj. Farat janë burime shumë të mira mineralesh.