Italia mbështet plotësisht Ukrainën në rezistencën e saj kundër pushtimit rus, tha sot presidenti italian Sergio Mattarella teksa mirëpriti presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në rezidencën e tij në Romë.
Mattarella i tha Zelenskyt se ishte i nderuar që ai ishte në Romë, raporton televizioni italian.
“Kam kërkuar të takohemi përsëri pas bisedës sonë disa vite më parë dhe në këto rrethana të ndryshme, ne jemi plotësisht në anën tuaj”, tha presidenti italian, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.