Kontrata e Mbappes me PSG skadon më 30 qershor 2024. Ai ende nuk e ka zgjatur dhe Real Madridi është në pritje të 1 janarit, pas së cilës do të nisë aksionin e sjelljes së francezit, shkruan As.
Spanjollët theksojnë se Reali do të ketë të drejtën të negociojë me Mbappen që nga ajo kohë dhe PSG nuk do të mund të ndikojë në këtë sepse kontratës e lojtarit të tij po i vjen fundi.
“Kur Reali të telefonojë nënën dhe menaxherin e Mbappes më 1 janar, Fayza Lamari, ata do t’i thonë asaj se djali i saj ka 15 ditë për t’iu përgjigjur ofertës. Asnjë diskutim apo ndryshim i mëtejshëm nuk do të pranohet. Mbappe do të ketë 15 ditë, më shumë se e mjaftueshme, për të thënë se dëshiron të shkojë në Madrid”, shkruan As.
“Ata besojnë se shenja më e mirë që Mbappe dëshiron të largohet nga Parisi do të jetë nëse ai nuk e zgjat kontratën deri në fund të vitit 2023. )”.
Reali ka tentuar disa herë të sjellë Mbappen
Kujtojmë se Reali ka tentuar disa herë të sjellë Mbappen. Më së afërmi që ai të kalojë në Madrid ishte vitin e kaluar, kur francezit i skadoi edhe kontrata, por ai nënshkroi një kontratë të re njëvjeçare.
Shumica e mediave botërore e kishin transferuar atë te Reali, dhe më pas PSG bëri një ofertë që Mbappe nuk nuk donte ta refuzonte.
Mbappe luajti 18 ndeshje këtë sezon në të cilat shënoi po aq gola dhe shtoi dy asistime. Që kur mbërriti te PSG nga Monaco për 180 milionë euro në vitin 2017, ai ka bërë 278 paraqitje, 230 gola dhe 100 asistime për skuadrën parisiene.
Haaland është plani B?
Përveç Mbappes, opsioni i Realit ishte edhe Haaland. Megjithatë, sulmuesi norvegjez zgjodhi Manchester Cityn pas Borussia Dortmundit. Ai nënshkroi kontratë me klubin e Manchesterit deri në vitin 2027. Në sezonin e tij të parë, ai shënoi 52 gola dhe siguroi nëntë asistime në 53 ndeshje, të cilat e panë atë të përfundojë i dyti në Topin e Artë duke u votuar pas fituesit Lionel Messi.
Që nga ardhja e Haalandit në City, media të shumta kanë shkruar për klauzolat e supozuara në kontratën e tij sipas të cilave ai mund të largohet disi dhe të nënshkruajë, për shembull, për Realin. /FolDrejt/