Real Madridi mbetet i kujdesshëm për nënshkrimin e mundshëm të Kylian Mbappe, raporton ESPN, por klubi gjithashtu shpreson që një marrëveshje më në fund mund të bëhet për të transferuar sulmuesin e PSG-së këtë verë.
Ekziston një hezitim për të folur hapur për ardhjen e Mbappe në Madrid pas kthesës së papritur të verës së kaluar që e pa francezin të pranojë një kontratë të re me PSG-në kur ai ishte në prag të një lëvizjeje në Real Madrid.
Qëndrimi publik i klubit është se aktiviteti i tyre në tregun e transferimeve ka përfunduar pas nënshkrimeve të Jude Bellingham, Joselu, Fran Garcia dhe Brahim Diaz. Megjithatë, realiteti është se klubi e ka lënë bosh fanellën me nr. 9 që i përkiste Karim Benzemas para largimit të tij për në Al Ittihad, sepse, siç raportohet, ka edhe shpresë që Mbappé mund të transferohet në Real Madrid.
Burimet i kanë thënë ESPN se nuk ka pasur ndonjë përparim të dukshëm që kur Mbappe njoftoi më 12 qershor se kishte informuar PSG-në se nuk do të ushtronte një opsion për të zgjatur kontratën e tij përtej vitit 2024, përcjell Fol Drejt.