Një person është gjetur pa shenja jete brenda një banese pas raportimit të mbesës së tij dhe intervenimit nga policia.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, teksa ankuesja femër kosovare ka raportuar se që nga data 12.01.2023 nuk ka mundur ta kontaktojë dajën e saj (tani të ndjerin viktimën mashkull kosovar) i cili jetonte i vetëm në banesë, transmeton Fol Drejt.
Njësitë policore në koordinim me prokurorin e shtetit dhe në pajtim me familjarët kanë hapur derën e banesës, ku është hasur viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion,
Rasti vazhdon të hetohet./FolDrejt/