Kështu duket rruga “Rrustem Statovci” në Prishtinë çdo të diele, shkruan KosovaPress.
Thasë me mbeturina kanë zënë rrugët ku kalojnë kalimtarët ndërmjet ndërtesave të banimit, dhe afër një autolarje.
Kështu është çdo vikend, ngase banorë dhe dyqanet përreth grumbullojnë mbeturinat dhe i lënë në rrugë që kompanitë e pastrimit të i marrin ato vetëm të hënën në mëngjes, pasi të dielën nuk punojnë.
E të hënën në mëngjes përherë shkaktohet tollovi dhe kundërmim si pasojë e numri të madh të mbeturinave dhe temperaturave të larta të stinës së verës.
Për më tepër shikojeni videon nga vendi ku kanë zënë vend mbeturinat, krejtësisht në afërsi të parkut të qytetit.