Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një sallë dasmash në Irak, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Fol Drejt.
Më shumë se 100 persona kanë vdekur dhe 150 janë plagosur pasi një zjarr shpërtheu në një sallë dasmash në Qaraqosh në provincën veriore Nineveh të Irakut.
Sipas një zyrtari të ministrisë së brendshme, nëntë persona të punësuar në atë vend janë arrestuar dhe urdhër-arrestet e katër të tjerëve janë lëshuar.
Viktimat e plagosur janë transferuar në spitalet në të gjithë rajonin e Nineveh.
Disa familje nuk mundën të gjenin të afërmit e tyre në mesin e viktimave për shkak se disa prej trupave ishin djegur nga zjarri.
Zjarri raportohet se shpërtheu pasi u ndezën fishekzjarre brenda sallës dhe panelet e ndezshme mund të kenë ndezur flakët, duke bërë që pjesët e tavanit të marrin flakë dhe të bien.
Dëmi ishte rezultat i “materialeve ndërtimi shumë të ndezshme dhe me kosto të ulët” në vend, thotë drejtoria e mbrojtjes civile të Irakut.
Fillimisht nuk ishte e qartë nëse nusja dhe dhëndri ishin vrarë, por një zyrtar lokal shëndetësor më vonë konfirmoi në një konferencë për shtyp se ata kishin vdekur./FolDrejt/