Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin e Ukrainës, Dmytro Lubinets, njoftoi se më shumë se 14,5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi që nga 24 shkurti, kur Rusia filloi luftën në vend.
“Pas 24 shkurtit, më shumë se 14,5 milionë ukrainas u larguan nga vendi dhe të paktën 11,7 milionë prej tyre shkuan në vendet e BE-së. 7,7 milionë njerëz janë të regjistruar si përfitues të shërbimeve të mbrojtjes së përkohshme në Evropë”, njoftoi Lubinets në një deklaratë me shkrim, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Lubinets informoi gjithashtu se 4,7 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit për shkak të luftës që po vazhdon./FolDrejt/