Më shumë se 700 palestinezë janë vrarë në Gaza gjatë 24 orëve të fundit.
Kështu tha Drejtori i Përgjithshëm i Zyrës së Qeverisë për Media në Gaza.
Ai shtoi se mbi 1.5 milionë njerëz janë zhvendosur gjithashtu në Rripin e Gazës, raporton Al Jazeera.
Ndryshe, armëpushimi disa ditor përfundoi të premten dhe nuk u rinovua për një marrëveshje të re midis Izraelit dhe Hamasit.
Pas përfundimit të armëpushimit filluan luftimet menjëherë mes të dyja palëve.
Armëpushimi kishte për qëllim lirimin e disa pengjeve izraelite dhe lirimin e të burgosurve palestinezë, gjithashtu edhe hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.