Më shumë se 80.000 njerëz dolën në rrugë të shtunën për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me reformat e propozuara në drejtësi.
Turmat u mblodhën në sheshin Habima në qendër të Tel Avivit, i cili ka qenë skenë e demonstratave antiqeveritare për dy të shtuna rresht, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Midis demonstruesve ishin disa politikanë të opozitës, duke përfshirë ish-ministrin e mbrojtjes Benny Gantz.
Izraelitët në Kudsin Perëndimor dhe Haifa gjithashtu iu bashkuan demonstratave këtë javë, megjithëse në numër më të vogël.
Mijëra protestues u mblodhën përpara rezidencës presidenciale izraelite në Kudsin Perëndimor dhe rezidencës zyrtare të Netanyahut.
Protesta e parë masive kundër qeverisë së ekstremit të djathtë që mori detyrën në fillim të këtij viti u mbajt në Tel Aviv të shtunën e kaluar me afro 10.000 demonstrues./FolDrejt/