Xherdan Shaqiri (27) është fotografuar dyherë kur bën shenjë me gishtin e vogël dhe kjo ka shkaktuar kuriozitet te tifozët e tij: sa i gjatë është gishti i vogël i Shaqirit, shkruan media më e klikuar zvicerane blick.ch.
“Sa i gjatë është gishti juaj?,” pyet një tifoz i tij në rrjetin social. “Vërtet është për të qeshur. Gishti i vogël më i gjatë në botë,” thotë një koment tjetër.
Shaqiri ka 800 mijë ndjekës në Twitter dhe thotë se “një pjesë të madhe të komenteve i ka lexuar.”
“Gjithsesi gishtat e mi duken normale, ose?,” pyet me shaka Shaqiri./Foldrejt.com