Fol Drejt
E shtunë, 31 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Mbi tradhtinë!

1 vit më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Miqtë më të afërt të tradhtisë janë lakmia dhe dyshimi. Dhe ngjizet ajo sapo nisin t’i lëkunden themelet besimit. Ndaj shembujt që na i rrëfen historia rreth atyre që tradhtojnë, asnjëherë nuk ndërlidhen me profilin e njerëzve që reflektojnë vetëmohim, guxim, e sidomos besim përgjatë shtegut që zgjedhin për t’i realizuar idealet.

Nga Imer Topanica

Për këtë fjalorët terminologjikë shpjegues na e kujtojnë se, tradhti nuk nënkupton vetëm «veprimtari kundër atdheut, popullit etj., duke u bashkuar me armikun ose duke bërë punën e tij»; por edhe «shkelje e besës a fjalës së dhënë» ndaj kujtdo qoftë dhe kurdo qoftë.

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Rëndom, ai që gëzon epitetin e liderit të një grupi, a çfarëdo entiteti, kurrë nuk e ndjenë nevojën e “shpikjes” së tradhtisë. Përkundrazi, ky mekanizëm jetësohet nga individë që më të mëdha i kanë ambiciet, se sa fuqitë dhe aftësitë për të pasur, dominuar a udhëhequr entitetin, brenda të cilit e kanë pasur një pozitë të sigurte: nën hijen e liderit. Se mos keni dëgjuar që një aksh kryetar, udhëheqës, prijës, etj., se ka tradhtuar? Natyrisht që jo! Por shembuj bashkëpunëtorësh që ua kanë kthyer shpinën prijësve a grupeve të ndryshme, po sa të duash. Këta të fundit pasi kanë vuajtur si rrjedhojë e ndrydhjes së gjatë të dëshirave për dominim, udhëheqje, e privilegje të tjera që t’i sjell pozita, dhe, nga ana tjetër, pamundësisë për t’i jetësuar ato, kanë kryer akte të ulëta. Janë miopë për shkak të lakmisë. Në objektivin e tyre te pozita që e synojnë, shohin vetëm privilegje, siç e thamë më sipër, por jo edhe përgjegjësi.

Motivet e tradhtisë janë të llojllojta. Djalli medoemos gjen një dobësi te këta individë të luhatshëm, për t’i frymëzuar për vepra të tilla të poshtra. Më e hershmja histori, ajo biblike, ndërlidh tradhtinë e Juda Iskariotit ndaj Jezu Krishtit, për një interes të ulët. Me puthjen e tij, ai e identifikoi Jezusin përballë autoriteteve romake, e ndërsa u shpërblye me 30 monedha argjendi. Në disa versione thuhet se ai u pendua më pas, duke i kthyer këto monedha prapa, e disa thonë se me to bleu një copë tokë, por të gjitha e përshkruajnë fundin e tij me tone dramatike e tragjike.

Sipas ungjijve të Markut, Mateut, Lukës dhe Gjonit, si dhe derivateve të tjera biblike, Juda na del si një sinonim i së keqes. Ndonëse referencat nga tekstet e shenjta janë të pakta, tiparet e karakterit të tij, bëjnë që ai të portretohet si një personazh negativ.

Te veprat «Makbethi» dhe «Othello», William Shakespeare i ekspozon tiparet e këtyre llojeve të karaktereve njerëzore. Mania për pushtet, e shtynë Makbethin të vras Dunkanin në pabesi, ndërsa gatit pavetëdijshëm fundin e tij po aq tragjik e të përgjakshëm, sepse siç thonë të urtët «çfarëdo që të mbjellësh, do të korrësh!» . Iago, nga ana tjetër, për shkak të ambicies për pushtet, ndërsa këtë ndjenjë ia përndez edhe më tej zilia që kultivon për Othellon, e tradhton këtë të fundit duke shpifur madje edhe për bashkëshorten e tij. Edhe në këtë rast përmasat e tragjedisë, janë po aq të mëdha, si në dramat e tjera të Shakespeare-t.

Edhe në kulturën shqipe një këngë popullore me përmasa po kaq dramatike, na mëson se tradhtia sjell kob dhe tragjedi. Kënga «Halili dhe Hajria» nxjerr karakterin e Bejta Sylës në radhë me Judën, Makbethin e Iagon. Kështu e nxjerr në shesh rapsodi popullor motivin e Sylës, i cili del të jetë për përfitime materiale:

«Bejta Syla more qeno çka t’bana?

T’u dhimt buka qen more qi ta ngrana?

S’mu dhimt buka, s’mu dhimto rakija

Eee, ploto dukat, o mu ka mush shpija».

 

Mësimi kryesor që mund ta nxjerrim prej këtyre historive, qofshin prej atyre me gjuhë fiktive, është se, ai që tradhton është i destinuar të përfundoj në mënyrë të turpshme, e tragjike. Ky ligj i pashkruar vjen në shprehje për sa herë ndodhin akte të tilla. Nga një çift a familje që prishet shkaku i shkeljes së kurorës, e deri te një grup, a udhëheqje e një shteti a perandorie, mënyra se si mbin kjo bimë e keqe dhe ç’epilog u jep ngjarjeve, është krejt e ngjashme. Ndryshojnë vetëm përmasat e tradhtisë, përkatësisht tragjedisë.

Libri i shenjtë, Kurani, është edhe më i prerë për sa i përket këtij fenomeni. Gënjeshtarët, tradhëtarët, Zoti i cilëson, në rend të parë, si tradhtarë të vetvetes. «Mos polemizo për ata që tradhtojnë vetveten…» – thotë vargu 107 i kaptinës Nisa, duke na e kujtuar fundin fatal të atyre që e kryejnë këtë akt të ndaluar.

Pra, lakmia, dyshimi e shndërrojnë njeriun në miop. Kështu ia lëkundin besimin, për ta shtyrë drejt realizimit të këtyre akteve, konsekuencat e së cilit janë pallogaritshme. Për këtë thirremi ta kultivojmë ndjenjën se jemi të destinuar të shërbejmë, e jo të ju prijmë të tjerëve.

Tags: Imer TopanicaLetersiMbi tradhetine
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë në panelin e diskutimit “Ballkani Perëndimor dhe Zgjerimi i BE-së 2030 – Ëndërr apo Realitet?”

Lajmi tjetër

Presidentja Osmani viziton sot Lipjanin

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM