Prej tani, mbretëresha e skijimit Lara Gut (27) do konkurrojë me emrin e ri Lara Gut-Behrami, për nder të burrit të saj nga Mitrovica Valon Behrami (33), shkruan blick.ch.
“Unë isha e vëtëdijshme, që diçka mungon. Unë nuk jam më Lara Gut. Unë jam bija e prindërve të mi dhe njëherësh krenare për martesën time. Për këtë dua që të filloj prej tani me emrin e dyfishtë,” tha 27 vjeçarja e cila sapo kishte ndryshuar emrin. “Normalisht që unë kam ndërtuar karrierën time me emrin Gut. Për këtë jam krenare dhe falenderoj familjen time.”
Gara e parë e Gut-Behrami do mbahet në Lake Louise (Kanadë), përcjell foldrejt.com.
“Me martesën unë dhe Valoni kemi ndjekur zemrat. Jam krenare, që jam gruaja e tij.”/Foldrejt.com