Mbretëresha e skijimit Lara Gut (27), tashmë do garojë me një emër të ri dhe e gjithë kjo vlen pas martesës me yllin shqiptar të futbollit Valon Behrami, shkruan foldrejt.com. Mbiemri i saj do jetë Gut-Behrami, kjo sipas të dhënave të faqes së skijimit “FIS”.
Garat e para të shpejtësisë në skijim do mbahen në Lake Louise në Kanadë, ku tifozët do e presin tashmë atë me mbiemrin e ri. Mbreteresha e skijimit nga Tessini u martua gjatë këtij viti me djalin nga Mitrovica, Valon Behrami (33).
Në dy garat e deritanishme në SHBA, 27 vjeçarja mori pjesë me emrin e saj Lara Gut, por tashmë paska vendosur që të ndryshojë gjithçka.
Shpresojmë që mbiemri Gut-Behrami t’i sjellë zviceranes suksese në Lake Louise. Nga 2013 ajo atje ka fituar tre herë./Foldrejt.com