Mbreti i Malejzisë Sultan Muhammad V ka dhënë dorëheqje nga froni dhe kjo lëvizje e papritur e tij vjen vetëm disa javë pasi është martuar me mbretëreshën e bukurisë moskovite Oksana Voevodina.
Kjo është dorëheqja e parë e një mbreti malejzian prej kur e kanë fituar pavarësinë nga Britania në 1957, shkruan foldrejt.com.

Disa thonë se dorëheqja ka ardhur për shkak të përkeqësimit të shëndetit, kurse disa të tjerë për shkak të skandaleve. Megjithatë mbreti Muhammed V ka përshëndetur qeverinë dhe kryeministrin e vendit Mahathir për besimin e deritanishëm.
Mbreti i ardhshëm i shtetit të zhvilluar musliman do jetë Nazrin Shah Perak./Foldrejt.com