Kryeqyteti i Koresë së Veriut, Pheniani, u mbyll për pesë ditë për shkak të një sëmundjeje të paspecifikuar të frymëmarrjes, njoftuan sot mediat koreano-jugore, duke cituar një njoftim nga qeveria e Koresë së Veriut.
Njoftimi i qeverisë së Koresë së Veriut nuk përmendi Covid-19, por tha se banorët e Phenianit duhej të qëndronin brenda për pjesën tjetër të javës dhe t’i nënshtroheshin kontrolleve të temperaturës disa herë në ditë, raportoi An-Ka News i Koresë së Jugut, duke cituar Reuters.
Sipas të njëjtit burim, popullsia po grumbullohet për shkak se pritet të vendosen masa më të rrepta./FolDrejt/