Ashtu siç edhe pritej ka kaluar me 107 vota Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes.
Të gjitha amandamentet e paraqitura nga komisioni funksional, kanë marrë votat për, ku nuk ka pasur asnjë abstenim apo votë kundër.
Votimet janë bërë përmes mënyrës elektronike, përveç deputetës Fitore Pacolli, e cila votoi me ngritje dore.
Tashmë Kosova edhe zyrtarisht ka ushtrinë e cila ka marrë përkrahje nga SHBA dhe Britania e Madhe./Foldrejt.com