Sot në parlamentin e Maqedonisë ka kaluar buxheti me 61 vota pro dhe 15 kundër, shkruan foldrejt.com. Diskutimi për buxhetin e 2019 që kap shifrat e 210.8 miliardëve denarë zjati tre ditë për diskutim në kuvend.Rritja e BPV-së është parashikuar për 3.2 për qind, ndërsa norma e inflacionit është 2 për qind. Deficiti buxhetor parashikohet për 2.5 për qind ose 17.7 miliard denarë, që është 500 milionë denarë më pak nga viti që po lëm pas.
Nga buxheti në vitin e ardhshëm janë parashikuar norma më të larta të rritjes ekonomike, ngritje të vazhdueshme të standardit jetësor për banorët, sundim i ligjit, niveli më i lartë i drejtësie sociale dhe përpjekje më të madhe nga të gjitha organet shtetërore për anëtarësimin në NATO dhe BE./Foldrejt.com