Ajo që pritej të zgjidhej prej gati 30 vjetësh ka marrë fund para pak çastesh në Kuvendin e Maqedonisë, informon foldrejt.com. Pas një beteje të gjatë dhe të lodhshme, me shumë situata të panjohura që nga qershori i vitit 2018 kur u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, sonte më në fund Kuvendi i Maqedonisë dha dritë jeshile për ndryshimin e emrit të shtetit. U miratuan katër amandamentet që ndryshuan Kushtetutën e vendit dhe kur të hyjnë në fuqi, shteti do të quhet “Maqedonia e Veriut”.
Ky akt, Maqedonisë i siguron antarësim në NATO dhe datë bisedimesh me Bashkimin Europian.
Deputetët e opozitës maqedonase VMRO – DPMNE, nuk ishin të pranishëm në seancë, të cilët sepse sipas tyre ata nuk duan t’i japin legjitimitet ndryshimit të Kushtetutës së vendit qoftë edhe vetëm me prezencë.
Tashmë topi është hedhur në anën e qeverisë greke, ku parlamenti i tyre duhet ta ratifikojë Marrëveshjen e Prespës me shumicë të thjeshtë./Foldrejt.com